Vaksina për COVID-19, Joe Biden thotë se do ta ofrojë falas për amerikanët

Vaksina për COVID-19, Joe Biden thotë se do ta ofrojë falas për amerikanët

Bota October 23, 2020 - 22:49

Joe Biden, kandidati për president në SHBA nga demokratët, ka thënë se nëse zbulohet një vaksinë kundër COVID-19 popullit amerikanë do t’i ofrohet falas pavarësisht se ata kanë apo nuk kanë sigurim shëndetësor.

“Pasi të kemi një vaksinë të sigurt dhe efektive, ajo duhet të jetë falas për të gjithë, pavarësisht nëse jeni të siguruar,” tha Biden gjatë një fjalimi në Wilmington, Delaware.

Ai deklaroi se do ta shtyjë qeverinë federale që të blej më shumë vaksina për t’i ndarë ato falas për qytetarët, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.