Rritje rastesh me Covid në Itali, shënohen 91 viktima në 24 orët e fundit

Rritje rastesh me Covid në Itali, shënohen 91 viktima në 24 orët e fundit

Bota October 23, 2020 - 17:22

Italia ka pësuar sërish rritje të rasteve me Covid-19 në 24 orët  fundit.

Mësohet se janë resgjistruar 19.143 të infektuar përgjatë kësaj kohe, ndërsa janë shënuar plot 91 viktima. Shifra e personave të shëruar ka shkuar në 2352.

Italia është njëri prej vendeve më të prekura me 484 869 të infektuar që nga nisja e pandemisë dhe me 37 059 viktima.

Vendi po përballet sërisht me një mbyllje të dytë, ku vetëm ditët e fundit më shumë se 5 qytete kanë ndaluar qarkullimin. /Oranews