Paralajmërimet e Koresë së Veriut mbi pluhurin e verdhë që vjen nga Kina

Paralajmërimet e Koresë së Veriut mbi pluhurin e verdhë që vjen nga Kina

Bota October 23, 2020 - 14:46

Koreja e Veriut i paralajmëron qytetarët e saj të qëndrojnë brenda për shkak të frikës se "pluhuri i verdhë" që fryn nga Kina mund të sjellë edhe koronavirusin me vete.

Rrugët e kryeqytetit në Pyongyang u raportuan që ishin komplet të zbrazëta të enjten menjëhere pas paralajmërimit, raporton CNN

Shteti po pretendon të jetë pa koronavirus, por ka qenë në gatishmëri të lartë që nga janari me mbyllje të rreptë të kufijve dhe kufizime të lëvizjes.

Nuk ka ndonjë lidhje të njohur midis reve dhe pluhurit sezonal si dhe Covid-19.

Sidoqoftë, ata nuk janë i vetmi vend që sugjerojn këte lidhje. Ekipi i Dezinformimit i BBC kanë vu re se edhe Turkmenistani, gjithashtu pretendon se ky pluhur i mbushur me viruse ishte arsyeja që qytetarëve u thuhej të vinin maska. Ata kanë mohuar përpjekjen për të mbuluar një shpërthim, transmeton”Zeri.info”

Televizioni Qendror Koreane i kontrolluar nga shteti transmetoi segmente të veçanta të motit të mërkurën, duke paralajmëruar edhe një fluks të madhë të pluhurit të verdhë të nesërmen. Ai njoftoi gjithashtu një ndalim në të gjithë vendin për punën e ndërtimit në natyrë.

Pluhuri i verdhë i referohet rërës nga shkretëtirat mongole dhe kineze që fryn në Korenë e Veriut dhe Jugut në periudha të caktuara të vitit. Ajo është e përzier me pluhur toksik që prej vitesh ka ngritur shqetësime shëndetësore në të dyja vendet.

Media shtetërore e Koresë së Veriut ka arsyetuar se hulumtimi që lidh koronavirusin me transmetimin ajror do të thotë se "duhet të marrë seriozisht rrjedhën hyrëse të pluhurit të verdhë", njoftoi faqja e lajmeve të specializuara NK News

Qendrat Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve kanë thënë që koronavirusi mund të mbetet i pezulluar në ajër "për orë të tëra". Megjithatë, gjithashtu thotë se është jashtëzakonisht e rrallë që dikush të infektohet në këtë mënyrë, e sidomos jashtë. Mënyra kryesore se si njerëzit infektohen është të qëndrojnë në afërsi të dikujt që është i infektuar, i cili më pas kollitet, teshtin ose flet, duke përhapur virusin me stërpika.

Media në Korenë e Jugut fqinje gjithashtu ka hedhur poshtë sugjerimin se pluhuri i verdhë nga Kina mund të përhapë Covid-19 në Veri si i pamundur, sipas NK News.

Pavarësisht pretendimeve se vendi nuk ka raste të koronavirusit, ekziston frika e thellë rreth Covid-19 në Korenë e Veriut dhe udhëheqësi Kim Jong-un ka mbajtur takime të shumta të nivelit të lartë për të siguruar që kufizimet e rrepta të mbeten në vend.

Analistët kanë thënë se duket e pamundur që Koreja e Veriut të mos ketë përjetuar ndonjë rast të koronavirusit.

Pluhuri ishte pastruar nga gadishulli i Kores deri të premten dhe parashikohej të qëndronte ashtu gjatë fundjavës./Zëri