Pasurimi i madh i sipërmarrësve kinezë gjatë pandemisë

Pasurimi i madh i sipërmarrësve kinezë gjatë pandemisë

Bota October 21, 2020 - 14:00

Jack Ma, themeluesi i gjigantit të teknologjisë së tregtisë elektronike “Alibaba”, mbajti statusin e manjatit më të pasur kinez këtë vit.

Falë pandemisë së koronavirusit blerjet në internet dhe ofrimi i shërbimeve të tjera përmes internetit janë rritur, gjë që ka rritur më tej pasurinë e tij, sipas hulumtimit të botuar të martën, raporton “Beta”, duke iu referuar AP-së.

Pasuria e Masë u rrit me 45 për qind gjatë vitit 2019, në 58.8 miliardë dollarë, sipas institutit të kërkimeve “Hurun”, i cili monitoron vendet e pasura, transmeton “Zeri.info”.

Ma Huateng, themeluesi i “Tencent”, i cili përfshin rrjetin popullor të mesazheve “WeChat”, është në vendin e dytë me 57.4 miliardë dollarë dhe pasuria e tij është rritur me 50 për qind.

Në vendin e tretë është Zhong Shanshan, themeluesi i markës popullore kineze të ujit në shishe “Nongfu Spring”, me 53.7 miliardë dollarë.

Rritja e vlerës së aksioneve u krijua nga një mesatare prej pesë sipërmarrësve të rinj kinezë, të cilët bënë një fitim prej të paktën një miliard dollarë çdo javë gjatë vitit të kaluar, tha themeluesi i “Hurun”-it, Rupert Hoogewerf.

“Bota nuk ka parë kurrë kaq shumë pasuri të krijuar vetëm brenda një viti”, tha ai.

“Sipërmarrësit kinezë dolën shumë më mirë sesa pritej. Pavarësisht COVID-19, ata përjetuan një kërcim rekord”, shtoi Hoogewerfi.

Ndër drejtuesit e biznesit që ranë në listën e të pasurve është Ren Zhengfei, themeluesi i gjigantit të teknologjisë kineze “Huawei”.

Kontrollet e eksportit amerikan të imponuara në konflikt me Pekinin kërcënojnë të dëmtojnë shitjet e telefonave inteligjentë dhe pajisjeve të komunikimit të “Huawei”-t.

Pasuria neto e Renit ra për 10 për qind, në 2.8 miliardë dollarë, sipas “Hurun”-it. /Zëri