Së paku 15 afganë të vdekur nga ikja në rrëmujë

Së paku 15 afganë të vdekur nga ikja në rrëmujë

Bota October 21, 2020 - 10:32

Së paku 15 njerëz kanë humbur jetën dhe dhjetë të tjerë janë plagosur nga ikja në rrëmujë në një stadium futbolli në provincën Nangarhar të Afganistanit, thanë zyrtarët.

Mijëra njerëz ishin mbledhur në stadiumin pranë Konsullatës së Pakistanit, për të siguruar kuponë për viza.

Sohrab Qaderi, anëtar i këshillit të kryeqytetit provincial Xhalalabad, ku të martën ka ndodhur incidenti, tha se në mesin e viktimave, 11 janë gra.

Zyrtarët thanë se mbi 3,000 afganë ishin mbledhur në stadium, për të siguruar kuponët e nevojshëm për vizë, për të udhëtuar në Pakistan.

Pakistani e ka kufizuar numrin e vizave për afganët në fillim të këtij viti, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Zyrtarët në Ambasadën e Pakistanit nuk e kanë komentuar ende incidentin, transmeton rel.

Shumica e afganëve udhëtojnë në Pakistan për trajtim mjekësor.