Presidentja e KE-së shërohet nga koronavirusi

Presidentja e KE-së shërohet nga koronavirusi

Bota October 21, 2020 - 10:30

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka rezultuar negative pasi iu nënshtrua testit të fundit për COVID-19.

Rezultatin e testit ajo e bëri publik nëpërmjet një statusi në “Twitter”, transmeton “Zëri”.

“Jam e lumtur t’ju njoftoj se rezultati i testit tim të fundit për koronavirus është negativ. Dje bëra testin. Faleminderit për mesazhet mbështetëse. Kujdesuni për veten!”, tha ajo.

Komisionari Eric Mammer tha dje se Ursula von der Leyen ishte në Gjermani, por nuk tha kur do të kthehej në Bruksel.

Von der Leyen u largua nga samiti të enjten e kaluar, duke u vetizoluar, pas konfirmimit se një anëtar ishte diagnostikuar me COVID-19. /Zeri.info