Infektuar: 40117
Shëruar: 25586
Vdekur: 1026
Shkollat-burgje, ku fëmijët mbahen të lidhur me zinxhirë

Shkollat-burgje, ku fëmijët mbahen të lidhur me zinxhirë

Bota October 20, 2020 - 15:02

BBC-ja pritet të nxjerrë shumë shpejt në transmetim një dokumentar, ku shfaqen mijëra djem që torturohen, abuzohen dhe mbahen me zinxhirë në disa shkolla islamike përreth Sudanit.

Nxënësit, mes të cilëve ka dhe djem 5-vjeçarë, shfaqen me pranga dhe shpeshherë rrihen nga drejtuesit fetarë të këtyre shkollave.

Sipas një hetimi të kryer me persona të infiltruar brenda shkollave, të njohura me emrin “Khalwas”, janë gjetur dhe prova të abuzimit seksual me nxënësit në mënyrë sistematike.

Shumë prej fëmijëve mbahen në kushte shumë të këqija jetese dhe detyrohen të flenë në dysheme, madje kur disa prej tyre sëmuren lihen edhe pa ndihmë mjekësore.

Këto fakte tronditëse u filmuan nga reporteri, i infiltruari Fateh al-Rahman al-Hamdani, i cili më herë ka qenë pjesë e njërës prej këtyre shkollave. Ai arriti të hynte në 23 “Khalwas” për një periudhë 18-mujore.

Filmi përqendrohet në historinë e dy djemve, Mohamed Nader dhe Ismail, të cilët u rrahën në mënyrë barbare brenda këtyre të ashtuquajtura institucione arsimore. Djemtë u burgosën dhe u rrahën për 5 ditë dhe më pas u lanë pa ushqim dhe ujë. Atyre gjithashtu u ishte vënë katran në plagë për të mbuluar provat.

Një mjek ligjor, që ekzaminoi tre djem që ishin arratisur së fundmi nga një “Khalwas”, tha për BBC-në se ata shpeshherë abuzoheshin seksualisht. Dokumentari ndjek shërimin e dy djelmoshave dhe përpjekjet e familjeve të tyre për drejtësi ndaj drejtuesve fetarë të këtyre shkollave, të njohur si “sheikë”, të cilët janë figura me influencë në shoqërinë sudaneze.