Infektuar: 38431
Shëruar: 23754
Vdekur: 989
Sot shënohet Dita Botërore e Statistikave

Sot shënohet Dita Botërore e Statistikave

Bota October 20, 2020 - 14:54

Dita Botërore e Statistikave do të shënohet për tretin vit me radhë në të gjithë globin më 20 tetor 2020, me temën “Lidhja e botës me të dhëna që mund t’i besojmë”.

Kjo temë pasqyron rëndësinë e besimit, të dhënave autoritative, inovacionit dhe të mirës publike në sistemet statistikore kombëtare. Kremtimi i Ditës Botërore të Statistikave 2020 është një përpjekje bashkëpunuese globale, e organizuar nën drejtimin e Komisionit të Statistikave të Kombeve të Bashkuara.

Divizioni i Statistikave i Departamentit të Çështjeve Ekonomike të Kombeve të Bashkuara është koordinatori global i fushatës, duke përcaktuar mesazhet kryesore globale dhe duke i bërë të disponueshme burimet e komunikimit për vendet dhe partnerët e tjerë përmes kësaj faqeje në internet: Worldstatisticsday.org.

Zyrat statistikore kombëtare veprojnë si koordinatorë kombëtarë, duke përkthyer materiale promovuese në gjuhët kombëtare dhe duke organizuar ngjarje dhe përpjekje për shtrirjen në nivele kombëtare dhe nënkombëtare.

Organizatat ndërkombëtare luajnë një rol kryesor në amplifikimin e fushatave në nivelin global dhe rajonal dhe organizimin e ngjarjeve të tyre. /Zëri