Vrasësi i gazetares Wall kapet gjatë arratisjes nga burgu

Vrasësi i gazetares Wall kapet gjatë arratisjes nga burgu

Bota October 20, 2020 - 13:08

Ndërtuesi danez i nëndetëseve, Peter Madsen, i cili vrau gazetaren suedeze Kim Wall, është kapur pasi u përpoq të arratisej nga burgu, thonë raportet, raporton BBC.

Policia thotë se ata kanë arrestuar një burrë afër burgut por deri më tani kanë refuzuar të konfirmojnë identitetin e tij, transmeton “Zeri.info”.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes treguan policinë e armatosur teksa rrethonte një burrë afër burgut në perëndim të Kopenhagës. Madsen u burgos përjetë për vrasjen e Kim Wall. Ajo hipi në nëndetësen e tij shtëpiake për një intervistë në 2017. Trupi i saj i gjymtuar u zbulua në një plazh nga një kalimtar 11 ditë më vonë. /Zëri