Velesi u rikthehet lajmeve të rreme për zgjedhjet në SHBA

Velesi u rikthehet lajmeve të rreme për zgjedhjet në SHBA

Bota October 19, 2020 - 16:52

Qyteti i Velesit në Maqedoninë e Veriut sërish është aktualizuar tani para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ngjashëm sikur në zgjedhjeve e vitit 2016, kur u bë i njohur për shkak të menaxhimit me faqet e internetit që synonin audiencën konservatore amerikane. Disa prej faqeve të internetit, pas zgjedhjeve të SHBA më 2016, në të cilat fitoi Donald Trump, pushuan së funksionuari, por ndërkohë u shfaqën faqe të reja.

Misioni i tyre, siç thuhet në përshkrimin e njërës prej këtyre faqeve të internetit, është që të raportojnë mbi lajmet që nuk publikohen nga mediat kryesore. Në frymën e lajmeve të tyre janë emrat e tyre si "Konservatorë përgjithmonë" ose "Luftëtarë konservatorë" apo "Conservativeforever.com" dhe "Conservativefighters.org".

Megjithëse njerëzit që qëndronin pas këtyre faqeve u përpoqën të fshehin identitetin e tyre duke hapur emaile në Shtetet e Bashkuara, organizata “Partneriteti për Integritetin Zgjedhor” zbuloi se ata vinin nga qyteti Velesit në Maqedoninë e Veriut, po kopjonin përmbajtje nga faqet e tjera amerikane, me qëllimin të përfitimeve financiare. Sipas organizatës, ata tani përdorin rrjetin social “Parler”, që konsiderohet si një platformë e krahut të djathtë dhe që ka qindra mijëra përdorues në Shtetet e Bashkuara për të tërhequr vizitorë të konsiderueshëm në faqet e tyre të internetit.

Trajçe Arsov, punon si avokat në Shkup, ndërsa nga viti 2015 drejton faqen e internetit “USApoliticstoday.org”.

Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se tani tema me të ashtuquajturat faqet e Velesit, po ringjallet në mënyrë që të hedhin dyshime mbi zgjedhjet amerikane, megjithëse, siç thekson ai, ky nuk është qëllimi i tyre.

"Është interesante është fakti se tani publiku vazhdimisht pyetet nëse qytetarë e Velesit po përgatiten për zgjedhjet. Kjo nuk është e saktë. Asnjë nga faqet që janë krijuar në Veles më parë dhe tani, nuk janë bërë për shkak të zgjedhjeve në SHBA. Kjo sepse ato panë disa interesa financiare. Këto faqe për të cilat po flitet tani, e kanë origjinën nga viti 2018," thotë Arsov.

Të plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë