Infektuar: 38431
Shëruar: 23754
Vdekur: 989
Vrasja e mësuesit në Francë: Policia kontrollon shtëpitë e radikalëve të dyshuar islamikë

Vrasja e mësuesit në Francë: Policia kontrollon shtëpitë e radikalëve të dyshuar islamikë

Bota October 19, 2020 - 15:22

Policia franceze ka bastisur shtëpitë e dhjetëra radikalëve islamikë të dyshuar pas prerjes së kokës së një mësuesi i cili u tregoi karikaturat e diskutueshme të Profetit Muhamed nxënësve të tij, shkruan BBC.

Disa nga ata që po merren në pyetje besohet se kanë postuar mesazhe mbështetjeje për vrasësin e Samuel Patyt.

Qeveria gjithashtu tha se po hetonte 51 shoqata myslimano-franceze, transmeton “Zeri.info”.

Policia qëlloi për vdekje vrasësin e dyshuar të Patyt të premten në periferi të Parisit.

Image

Të hënën, ministri i Brendshëm francez, Gerard Darmanin, tha se operacionet dërguan një mesazh se nuk ka “pushim për armiqtë e republikës” dhe se ato pritet të vazhdojnë gjatë gjithë javës.

Ai shtoi se jo të gjithë personat e shënjestruar në operacione janë domosdoshmërisht të lidhur me hetimet për vdekjen e mësuesit Paty.

Ndërkohë, policia do të intervistojë rreth 80 persona që besohet se kanë postuar mesazhe në mbështetje të vrasësit të Patyt, theksoi Darmanin.

Qeveria tha nëse do të konstatohej se organizatat myslimane që po hetohen kanë nxitur urrejtjen, ato do të mbyllen.

Shoqatat përfshijnë Kolektivin Kundër Islamofobisë, për të cilin qeveria beson se shpërndan përherë një mesazh sfidues ndaj shtetit francez.

Në faqen e internetit të kësaj organizate, kolektivi e përshkruan veten si një “organizatë e të drejtave të njeriut misioni i së cilës është të luftojë islamofobinë” që është partner me Organizatën e Kombeve të Bashkuara midis institucioneve të tjera.

Paty u vra në lagjen e Parisit Conflans-Sainte-Honorine. Një 18-vjeçar i lindur në Moskë me origjinë çeçene u qëllua për vdekje nga policia të premten. /Zëri