Polonia shndërron stadiumin në spital për pacientët me koronavirus

Polonia shndërron stadiumin në spital për pacientët me koronavirus

Bota October 19, 2020 - 14:13

Qeveria polake ka filluar shndërrimin e stadiumit “Narodowy” në Varshavë në spitalin e parë fushor të vendit për pacientët me COVID-19, shkruan CNN.

Sipas qeverisë, spitali do të vendoset në sallat e konferencave të stadiumit dhe do të ketë një kapacitet fillestar për 500 pacientë me COVID-19. Kapaciteti mund të zgjerohet në një maksimum prej 1000 shtretërish, transmeton “Zeri.info”.

Polonia raportoi të premten 132 vdekje nga COVID-19, numri më i lartë ditor në vend nga fillimi i pandemisë. Vendi tani ka regjistruar 175.766 raste infektimesh dhe 3.573 vdekje në total, sipas shifrave nga universiteti “Johns Hopkins”. /Zëri