Infektuar: 17422
Shëruar: 14894
Vdekur: 657
Mbi 30 mijë viktima në Iran nga COVID-19

Mbi 30 mijë viktima në Iran nga COVID-19

Bota October 18, 2020 - 09:29

Irani njoftoi të shtunën se vdekjet nga koronavirusi kanë kaluarën shifrën prej 30,000. Ky është shteti i goditur më së keqi nga pandemia e koronavirusit në Lindjen e Mesme.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 253 viktima, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave të arrijë në 30,123. Ai shtoi se 4,721 pacientë me koronavirus, janë në gjendje kritike.

Që prej shënimit të rasteve të para me koronavirus në muajin shkurt, deri më tani, Irani ka regjistruar mbi 526,000 raste me COVID-19, sëmundjen që e shkakton ky virus.

Në javët e fundit, në këtë shtet ka pasur rritje të numrit të viktimave, gjë që ka detyruar zyrtarët të rikthejnë masat kufizuese, por duke evituar mbylljen e përgjithshme, e cila do të ndikonte në ekonominë, tashmë të goditur keq nga sanksionet amerikane.

Më herët gjatë javës, autoritetet njoftuan se kanë vendosur ndalimin e qarkullimit në pesë qytete të mëdha, përfshirë edhe në kryeqytet Teheran, me qëllim të frenimit të përhapjes së mëtejmë të koronavirusit. /REL