Infektuar: 17422
Shëruar: 14894
Vdekur: 657
COVID-19 boshatis rrugët e Francës

COVID-19 boshatis rrugët e Francës

Bota October 18, 2020 - 09:25

Rrugët e Parisit dhe të tetë qyteteve të tjera në Francë ishin bosh gjatë mbrëmjes të së shtunës pas hyrjes në fuqi të rregullit që ndalon lëvizjen për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kufizimi i lëvizjes është bërë për shkak të numrit në rritje të të infektuarve me Covid-19 në Francë, që është një nga pikat e nxehta të Europës. Mbyllja e lëvizjes fillon nga ora 21:00 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Pronarët e lokaleve, restoranteve dhe bizneseve të tjera kanë shfaqur ankesa për këtë masë, pasi u goditën njëherë nga mbyllja 2 mujore në Pranverë. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e ka justifikuar këtë vendim duke thënë thënë se është e nevojshme për të shamngur mbingarkesën e spitaleve përsa i përket numrit të të shtruarve të infektuar me koronavirus.

Edhe Italia pritet që të njoftojë masa të reja kufizuese. Mediat italiane kanë thënë se mund të mbyllen palestrat, pishinat dimërore si dhe aktivitete sportive të ligës amatore. Megjithatë, do të jetë Kryeministri Giuseppe Conte që pritet të njoftojë masat e reja. /tvklan.al