Zgjedhjet në SHBA, mbi 22 milionë amerikanë kanë votuar deri tani

Zgjedhjet në SHBA, mbi 22 milionë amerikanë kanë votuar deri tani

Bota October 17, 2020 - 21:16

Mbi 22 milionë amerikanë kanë votuar për garën presidenciale të 3 nëntorit.

Ekspertët e lidhin këtë numër kaq të lartë pjesëmarrësish me gjendjen e krijuar nga përhapja e koronavirusit, që po i detyron tani qytetarët amerikanët të shikojnë për mënyra të tjera votimi.

Zyrtarë të zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara po raportojnë çdo ditë numër rekord votimesh nëpërmjet postës për garën presidenciale të 3 nëntorit.

Deri të premten u regjistruan mbi 22 milionë amerikanë që shprehën vullnetin e tyre, si personalisht ashtu edhe nëpërmjet postës, sipas të dhënave të US Election Project.

Në të njëjtën kohë në zgjedhjet e vitit 2016, në zgjedhjet e hershme morën pjesë vetëm 6 milionë vetë.

Ekspertët e lidhin këtë numër kaq të lartë pjesëmarrësish në zgjedhje me gjendjen e krijuar nga përhapja e koronavirusit, që po i detyron tani qytetarët amerikanët të shikojnë për mënyra të tjera votimi.

Disa shtete kanë vendosur rregulla të ashpra për ata që kualifikohen për të votuar nëpërmjet postës.

Të dhënat paraprake tregojnë se numri i demokratëve të regjistruar është më i madh se i republikanëve.

Mbi gjysma e demokratëve të regjistruar për garën presidenciale të 3 nëntorit tashmë kanë votuar.

Veçanërisht në masë po votojnë gratë e komunitetit afro amerikan. Disa prej tyre janë motivuar nga pakënaqësia që kanë ndaj presidentit të tanishëm Donald Trump, ndërsa të tjerë janë ndikuar nga konfliktet racore, sidomos pas vrasjes nga policia të afro amerikanit George Floyd në Minnesota.