Dita e fundit e aplikimeve në BKH, ambasadorja e SHBA-së u bën thirrje qytetarëve

Dita e fundit e aplikimeve në BKH, ambasadorja e SHBA-së u bën thirrje qytetarëve

Bota September 29, 2020 - 15:32

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ka bërë thirrje për të gjithë ata që duan të aplikojnë për të qenë pjesë e BKH-së në ditën e fundit, pasi në mesnatë përfundojnë aplikimet.

Ajo thekson se asnjë nuk duhet të ndihet i kënaqur duke qëndruar i ulur dhe duke u ankuar për krimet që ndodhin në vend, por duhet të çohet dhe të japë kontributin e tij duke bërë diçka konkrete, duke vepruar. “Koha për të ndërmarrë veprime kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Kjo është një mundësi për të bërë një ndryshim duke u bërë një hetues special i FBI-së.

Afati i fundit i aplikimit është sonte në mesnatë. Mos u ndieni të kënaqur duke qëndruar të ulur dhe duke u ankuar, çohuni dhe veproni!”, shkruan Kim. /Zëri