Armenia dhe Azerbajxhani i vazhdojnë luftimet për rajonin e diskutueshëm Nagorno-Karabakh
Foto: EPA

Armenia dhe Azerbajxhani i vazhdojnë luftimet për rajonin e diskutueshëm Nagorno-Karabakh

Bota September 28, 2020 - 16:40

Luftimet e ashpra po vazhdojnë mes Azerbajxhanit dhe Armenisë pas një shpërthimi të një konflikti dekada të vjetër në rajonin e Kaukazit të Evropës Juglindore, shkruan BBC.

Forcat e armatosura që i përkasin Azerbajxhanit dhe Armenisë të dy thonë se janë në avantazh.

Në zemër të konfliktit është një mosmarrëveshje mbi kontrollin e rajonit malor të Nagorno-Karabakhut. Ai njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por është kontrolluar nga armenët etnikë që nga një luftë në vitet 1990.

Dhjetëra mijëra njerëz vdiqën gjatë luftës dhe një milion të tjerë u detyruan të lënë shtëpitë e tyre, transmeton Zeri.info.

Vendet e tjera janë të shqetësuara se luftimet e fundit mund të përhapen nga rajoni dhe të tërheqin fuqitë fqinje, duke përfshirë Turqinë, Rusinë dhe Iranin.

Autoritetet armene thanë se 31 ushtarë të tyre kishin vdekur deri më tani dhe disa pozicione të humbura janë rimarrë.

Azerbajxhani tha se forcat e tij kishin shkaktuar “humbje të mëdha” dhe se granatimet armene kishin plagosur 26 civilë.

Të dyja palët thanë se kishin mobilizuar më shumë ushtarë dhe kishin deklaruar ligjin ushtarak në disa zona.

Luftimet e fundit janë më të rëndat që janë parë në këtë konflikt që nga viti 2016, kur të paktën 200 njerëz u vranë në përleshje.

Turqia tashmë e ka deklaruar mbështetjen e saj për Azerbajxhanin, ndërsa Rusia – e cila ka baza ushtarake në Armeni – bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Armenia akuzon Turqinë për ofrimin e mbështetjes së drejtpërdrejtë ushtarake për Azerbajxhanin, një pretendim i mohuar nga Azerbajxhani.

Kur Nagorno-Karabakh u shkëput nga Azerbajxhani në fillim të viteve 1990, dhjetëra mijëra vdiqën në luftime dhe shumë azerbajxhanas etnikë u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.

Tani është një rajon de facto i pavarur, duke u mbështetur shumë në mbështetjen nga Armenia. Por nuk njihet nga asnjë anëtar i OKB-së, duke përfshirë edhe Armeninë. /Zëri