Britani, gjobë 10 mijë paund për ata që thyejnë karantinën

Britani, gjobë 10 mijë paund për ata që thyejnë karantinën

Bota September 28, 2020 - 13:25

Britania e Madhe prej javësh po përballet me shtim të rasteve të COVID-19 dhe qeveria ka marrë masa për kufizimin e virusit. BBC shkruan se të gjithë ata që do të testohen pozitiv me koronavirus dhe kthyejnë karantinën do të ndërkohen me gjobë deri në 10 mijë Paund.

Në izolim do të futen dhe ata persona që kanë qenë në kontakt me të prekur nga COVID-19, dhe nëse shkelin karantinë do të ndëshkohen me gjobë.

Vendimi  i qeverisë vjen në një kohë kur një studim zbuloi se vetëm 18% e njerëzve që kishin simptoma u izoluan. Oficerët e policisë do të kontrollojnë qytetarët dhe do u kërkojnë atyre që të respektojnë masat.

Nga ana tjetër mësohet se qytetarët me të ardhura të ulëta që nuk mund të punojnë dhe po humbin punën gjatë izolimit do të marrin një pagesë prej 500 Paund. Nga studimet e deritanishme përllogariten rreth milion banorë që marrin përfitime në vend./tvklan.al