Infektuar: 17139
Shëruar: 14787
Vdekur: 657
Rritje rekord e infeksioneve të reja në Evropën Qendrore

Rritje rekord e infeksioneve të reja në Evropën Qendrore

Bota September 26, 2020 - 15:18

Sllovakia ka thyer rekordin e saj për rritjen ditore në numrin e rasteve të COVID-19 për të katërtën ditë radhazi, duke raportuar 522 infeksione të reja të premten, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë të botuara sot.

“Kjo rritje është më e larta që nga shpërthimi i pandemisë në vend në mars”, tha Ministria, raporton ATSh.

Sipas statistikave zyrtare, 8 600 persona janë infektuar dhe 44 kanë vdekur nga COVID-19.

Rritje gati rekord të rasteve të COVID-19 u raportuan në Republikën Çeke dhe Poloni.

Në Republikën Çeke, 2 946 raste të reja COVID-19 u regjistruan dje, rritja më e lartë ditore në javën e kaluar dhe jo shumë larg rekordit të 17 shtatorit me 3 126 raste ditore.

Polonia raportoi 1 584 raste të reja, pasi raportoi një rekord të lartë me 1 587 raste vetëm një ditë më parë.