Infektuar: 17139
Shëruar: 14787
Vdekur: 657
Sllovakia shënon rekord të rasteve ditore të koronavirusit

Sllovakia shënon rekord të rasteve ditore të koronavirusit

Bota September 26, 2020 - 15:11

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Sllovaki u regjistruan 552 raste të reja të koronavirusit, që është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë.

Pavarësisht rasteve të reja, Sllovakia është një ndër vendet evropiane me më së paku viktima të sëmundjes Covid-19 me vetëm 44 të vdekur, ndonëse ka rreth 5.5 milionë banorë.

Sllovakia gjithsej i ka regjistruar rreth 8,600 raste të infektimeve. Shifra ditore e rasteve ka filluar të rritet javëve të fundit, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Shumë shtete evropiane janë duke u përballur me rritje të numrit të rasteve në javët e fundit, gjë që i ka shtyrë qeveritë të marrin masa të reja.