Shpërthimi i një cisterne gazi në Nigeri vret të paktën 28 persona

Shpërthimi i një cisterne gazi në Nigeri vret të paktën 28 persona

Bota September 24, 2020 - 13:35

Të paktën 28 persona janë vrarë të mërkurën kur një cisternë gazi shpërtheu në qendër të shtetit nigerian, Kogi, dhe ku filloi një zjarri i madh, tha një agjensi e sigurisë së rrugëve.

Bisi Kazeem, zëdhënës për Korporatën federale të sigurisë së rrugëve (FRSC), tha se nëntë fëmijë kanë qenë të përfshirë në aksident, i cili ndodhi kundrejt një pompe derivatesh gjatë autostradës Lokoja-Zariagi.

Guvernatori i shtetit Yahaya Bello, në një deklaratë tha se aksidenti i cili ndodhi herët të mërkurën, qoi në humbjen e jetëve dhe shkatërroi shumë vetura, prona dhe gjëra tjera të vlefshme.

Aksidentet e cisternave me karburant janë mjaft të zakonshme në Nigeri, ku furnizimet me naftë shpesh transportohen afër rrugës.

Vitin e kaluar, të paktën 50 persona kanë vdekur, dhe 101 të tjerë janë lënduar pasi një cisternë e përmbysur eksplodoi në Nigerinë qendrore.

Më shumë se 60 njerëz ishin vrarë në një tjetër aksident cisterne në shtetin e Anambras në vitin 2015. /CNN