Infektuar: 17139
Shëruar: 14787
Vdekur: 657
Rikthehet bilanci i frikshëm në Spanjë, 241 viktima dhe mbi 11 mijë infektime brenda 24 orëve

Rikthehet bilanci i frikshëm në Spanjë, 241 viktima dhe mbi 11 mijë infektime brenda 24 orëve

Bota September 24, 2020 - 08:20

241 vdekje dhe gati 11.000 infektime brenda 24 orësh. Me shifra të tilla nuk është çudi që mediat e huaja pyesin të alarmuara: Ç`po ndodh në Spanjë?

Vendi, një nga më të goditurit prej pandemisë në Europë, arriti me shumë mundim ta vinte nën kontroll sëmundjen, por gjendja duket ka nisur të precipitojë sërish.

Bilanci i fundit i jetëve të humbura dhe rasteve të reja në vend të kujton numrat e valës së parë të virusit, edhe pse nuk është mbërritur në të njëjtat nivele. Por të dhëna të tilla janë të mjaftueshme për t`i shtyrë ekspertët të paralajmërojnë se të paktën Madridi, shumë shpejt mund të hyjë sërish në karantinë, raporton Top Channel.

Më shumë se një e trëta e rasteve të reja u regjistruan pikërisht në kryeqytetin spanjoll, i cili është duke mobilizuar forcat e sigurisë në përpjekje për të ndaluar fluksin e njerëzve në lagjet më të prekura. Infeksioni megjithatë vazhdon të përhapet dhe tani po diskutohet mundësia e kufizimit të lëvizjes, ndërsa u kërkua mbështetje shtesë nga ushtria.