Gjykata në Gjermani lejon thirrjen e ezanit me altoparlant në xhami

Gjykata në Gjermani lejon thirrjen e ezanit me altoparlant në xhami

Bota September 23, 2020 - 20:23

Një gjykatë gjermane të mërkurën refuzoi një kërkesë për të heshtur ezanin nga një xhami në një qytet të vogël pas një beteje ligjore që ka zgjatur për pesë vite.

Komuniteti islamik turk (Ditib) sërish do të mundet ta përdorë altoparlantin për t’i bërë thirrjet për lutje në qytetin Oer-Erkenschwick në shtetin North Rhine-Westphalia.

Një çift në këtë vend kishte ngritur një proces gjyqësor, duke pretenduar se ata po i shqetëson ezani që mësohet përmes altoparlantëve të xhamisë.

Megjithatë, Gjykata e Lartë Administrative e Muensterit ka vendosur në favor të xhamisë, duke thënë se mësimi apo transmetimi i një regjistrimi të recitimit të ezanit bën pjesë në liritë fetare, transmeton “AlJazeera” shkrimet e mediave “Anadolu” dhe DPA.

Çifti, i cili jeton në shtëpinë e tyre rreth 900 metra nga xhamia në Recklinghausen, ka pretenduar se po shqetësohen nga “ezani i zhurmshëm i xhamisë që lëshohet gjatë faljes së xhumasë” por edhe nga fjalët “Allahu ekbar”, transmeton Zeri.info.

Ky çift gjithashtu tha se niveli i lartë i ezanit në xhami “nuk është i përshtatshëm për njerëzit që jetojnë në atë pjesë të Evropës”.

Ankesa ishte parashtruar në vitin 2015 kundër lejes për përdorim të altoparlantit për thirrjen e ezanit, të cilin komuniteti mysliman e shfrytëzonte për maksimumi 15 minuta të premteve nga mesdita deri në orën 14:00.

Thirrja e ezanit u hesht për pesë vjet në pritje të vendimit të gjykatës.

Gjykata e lartë Administrative vendosi, megjithatë, se akuzat e çiftit ishin të pabazuara dhe se ezani bie në mesin e lirive fetare.

Gjykatësja që e lexoi vendimin tha se kjo është vetëm thirrje për lutje, por që nuk është e obligueshme për njerëzit që nuk e donë.

“Nuk është kurrfarë detyrimi. Është vetëm thirrje ndaj së cilës nuk keni nevojë të përgjigjeni”, tha gjykatësja Annette Kleinschnittger.