Infektuar: 17139
Shëruar: 14787
Vdekur: 657
Macron: Erdogan të angazhohet për çtensionimin e situatës në Mesdheun Lindor

Macron: Erdogan të angazhohet për çtensionimin e situatës në Mesdheun Lindor

Bota September 23, 2020 - 13:01

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i kërkoi homologun të tij turk Recep Tayyip Erdogan, për t’u angazhuar për një çtensionim të situatës në Mesdheun Lindor, pas tensioneve të forta me Greqinë dhe Qipron, vende anëtare të Bashkimit Europian.

Në një bisedë telefonike Macron “i bëri thirrje Turqisë që të veprojë në përputhje me sovranitetin e plotë të shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe me të drejtën ndërkombëtare”, sipas Elizesë, raporton ATSh.

Macron i kërkoi presidentit Erdogan të përmbahej nga veprimet e njëanshme që mund të provokonin tensione dhe të ndërmerrte hapa në ndërtimin e një hapësire paqeje dhe bashkëpunimi në të gjithë Mesdheun.