Mbi 956 mijë të vdekur nga COVID-19 në botë

Mbi 956 mijë të vdekur nga COVID-19 në botë

Bota September 19, 2020 - 08:39

Koronavirusi po vazhdon të merr jetën e shumë personave në mbarë botën.

Sipas World Meters rezultojnë 30,697,825 të infektuar, 956,450 të vdekur dhe 22,339,980 të shëruar nga COVID-19.

Numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në Shtetet e Bashkuara me 203,171 viktima teksa nga fillimi i pandemisë janë infektuar 6,925,941 persona.

India rradhitet në vendin e dytë  me 85,625 viktima dhe 5,308,014 të infektuar.

Në vendin e tretë rradhitet Brazili me 135,857 të vdekur dhe 4,497,434 të prekur.