Pjesë të qytetit të Madridit do të bllokohen shkaku i rritjes së rasteve me virus

Pjesë të qytetit të Madridit do të bllokohen shkaku i rritjes së rasteve me virus

Bota September 18, 2020 - 22:45

Pjesë të qytetit të Madridit do të bllokohen shkaku i rritjes së rasteve me virus

Pjesë të kryeqytetit spanjoll Madrid do t'u nënshtrohen kufizimeve të bllokimit për të frenuar një rritje në Covid-19, ndërsa rastet në të gjithë Evropën vazhdojnë të rriten me shpejtësi.

Nga e hëna, më shumë se 850,000 njerëz në rajonin e Madridit do të përballen me kufizime në udhëtim dhe grupacioneve shkruan BBC

Spanja ka numrin më të lartë të rasteve të koronavirusit në Evropë dhe Madridi është përsëri rajoni më i goditur.

Shumë vende të hemisferës veriore tani po përgatiten për një valë të dytë të pandemisë ndërsa dimri po afrohet./zeri.info

Franca regjistroi numrin e saj më të lartë të rasteve të reja të konfirmuara ditore që nga fillimi i pandemisë, në 13,215 - një kërcim prej gati 3,000 rastesh të tjera në 24 orë. Disa qytete, përfshirë Marsejën dhe Nicën, po sjellin kufizime më të rrepta.

Mbretëria e Bashkuar regjistroi 4,322 raste të reja dhe 27 vdekje të Premten - numri i saj më i lartë i rasteve që nga 8 maj, dhe Kryeministri Boris Johnson paralajmëroi që një valë e dytë ishte tani "e pashmangshme". Pjesë të mëdha të veriut të Anglisë tani u nënshtrohen masave të mëdha bllokuese./Zëri