9 eurodeputetë letër të hapur kryeministrit Edi Rama ne lidhje me ekstradimin e Shimshek në Turqi

9 eurodeputetë letër të hapur kryeministrit Edi Rama ne lidhje me ekstradimin e Shimshek në Turqi

Bota September 18, 2020 - 21:56

Eurodeputetët i janë përgjigjur nismës së deputetes së Parlamentit Europian, Ramona Strugariu, duke i dërguar një letër kryeministrit Edi Rama për rastin e turkut Selami Shimshek, të cilit i është refuzuar e drejta për azil në Shqipëri.

Reporter shkruan se ky rast është i ngjashëm me atë dëbimit të turkut tjetër Harun Çelik, i cili u ekstradua nga Shqipëria pa iu dhënë e drejta e apelimit. Më pas raportua se Çelik u burgos në Turqi, i akuzuar si mbështetës i klerikut Fetullah Gylen.

Në letrën e tyre, 9 deputetët i bëjnë thirrje Ramës se Shimshek konsiderohet nga Ankaraja si anëtar i një organizate terroriste, për shkak se është pjesë e lëvizjes së Fetullah Gylenit, dhe se familja e tij ka shprehur shqetësimin se jeta dhe liria e tij mund të jenë në rrezik në Turqi.

Eurodeputetët kujtojnë se në mars të vitit 2020, Zyra e Komisionierit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka nisur hetimin e ekstradimit të Harun Çelikut, mësuesit turk që u ndalua bashkë me Shimshekun dhe që u dërgua në Stamboll në mënyrë të dyshimtë, ku u arrestua sapo zbriti.

Image

Sipas eurodeputeëve, refuzimi i azilit i është bërë Shimshekut për shkak të një teknikaliteti. Ata kërkojnë sqarime në lidhje me këto detaje dhe i kujtojnë Shqipërisë detyrimet ndërkombëtare të Konventës së Gjenevës për Refugjatët, e nënshkruar në vitin 1951, e cila specifikon se një person nuk duhet të kthehet në një vend ku i kanoset jeta dhe liria.

Ata kujtojnë gjithashtu se respektimi i të drejtave të njeriut është një kusht për anëtarësimin në BE./Zëri