Evropa bëhet gati për masa të reja ndaj COVID-19

Evropa bëhet gati për masa të reja ndaj COVID-19

Bota September 18, 2020 - 09:21

Shumë vende evropiane po përgatiten të zbatojnë masa të reja për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron për një “situatë shumë serioze”.

Së bashku me Mbretërinë e Bashkuar, qeveritë e Francës, Spanjës dhe Holandës pritet që të gjitha të shpallin kufizime të reja.

Në kryeqytetin spanjoll Madrid, ku janë raportuar shumë nga rastet e reja të vendit, zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar se sistemi rajonal i kujdesit shëndetësor po vihet nën presion serioz nga pacientët COVID-19

Ndërkohë, Franca pritet të sjellë masa të reja për qytetet e mëdha, duke përfshirë Lionin dhe Nice.

Të enjten, drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën Hans Kluge tha se 300,000 infeksione të reja u raportuan në të gjithë Evropën javën e kaluar, me numrat që tejkalojnë ato që u panë gjatë pikut të parë në mars.

“Megjithëse këta numra pasqyrojnë një testim më gjithëpërfshirës, ëgjithashtu tregojnë nivele alarmante të transmetimit në të gjithë rajonin,” tha ai, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.