Uragani “Sally” shkaktoi përmbytje dhe dëme kur u përplas në Shtetet e Bashkuara

Uragani “Sally” shkaktoi përmbytje dhe dëme kur u përplas në Shtetet e Bashkuara

Bota September 17, 2020 - 14:12

Uragani “Sally”, me erëra që frynin deri në 165 kilometra në orë, goditi të mërkurën Brigjet e Gjirit në Alabama dhe Penhendëll në Florida.

Lokaliteti Pensakola u godit gjithashtu rëndë, teksa u përshkua nga uragani, shkruan “Fox News”.

Stuhia, e cila tashmë u qetësua pak dhe ka rënë në kategorinë numër 2, shkaktoi shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje të rrugëve.

Ndërkohë, disa qindra mijëra shtëpi dhe biznese mbetën pa energji elektrike, me përmbytjet që arritën deri në 30 centimetra thellësi.

Meteorologët paralajmëruan se situata do të përkeqësohet në ditët e ardhshme në zonën që përfshin lokalitetin Penhendëll të Floridës deri në Misisipi.

Stuhia do të lëvizë rreth 24 kilometra në tokë nga qyteti bregdetar Brigjet e Gjirit.

Ndërkohë, pemë të shumta ranë për shkak të erërave të fuqishme. Alarmet e automjeteve u nxitën nga rrufetë dhe energjia u ndërpre.

Presidenti Trump shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për disa pjesë të Floridës, Alabamës, Misisipit dhe Luizianës. /Zëri