Infektuar: 14939
Shëruar: 12325
Vdekur: 611
Franca mbyll 81 shkolla për shkak të COVID-19

Franca mbyll 81 shkolla për shkak të COVID-19

Bota September 16, 2020 - 14:11

Franca ka mbyllur 81 shkolla dhe dy mijë e 100 klasë për shkak të COVID-19 që prej nisjes së procesit mësimor në fillim të këtij muaji.

Ministri i Arsimit, Jean-Michel Blanquer, ka thënë se janë rreth një mijë e 200 nxënës që janë infektuar me këtë virus vetëm nga java e kaluar, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

“Këto shifra mbesin të ulëta ende”, ka thënë Blanquer.

Sipas tij këto 81 shkolla paraqesin vetëm 0.13 përqind të totalit të të gjitha shkollave në mbarë vendin.