Infektuar: 14939
Shëruar: 12325
Vdekur: 611
Në takimin e ‘The Economist’ Rama tha  Zaev theu tabutë, shembulli i liderit nga i cili duhet të mësojmë të gjithë

Në takimin e ‘The Economist’ Rama tha Zaev theu tabutë, shembulli i liderit nga i cili duhet të mësojmë të gjithë

Bota September 16, 2020 - 11:50

Kryeministri Rama, gjatë fjalimit që mbajti si kryesuesi i OSBE, në takimin e organizuar nga ‘The Enonomist’ në Athinë, vlerësoi si një nga shembujt më të mirë se si duhen zgjidhur konfliktet mes fqinjëve, marrëveshjen për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Z. Rama tha se alternativa e vetme e Ballkanit Perëndimor është Bashkimi Evropian, pasi kjo është kërkesë e fëmijëve tanë, brezit të ardhshëm, por edhe ëndërr e përhershme e etërve tanë.

Sipas tij, e vetmja mënyrë për ecur përpara është duke mbyllur dyert e së shkuarës përmes dialogut, transmeton Zeri.info

“Në Ballkanin perëndimor jemi përfshirë prej kohësh në një bashkëpunim. Edhe pse ka çështje të tilla si Kosova dhe mosnjohja e saj nga Serbia, ne kemi qenë në gjendje të ulemi e të diskutojmë bashkë.

Këto janë kohë të veçanta sepse jemi goditur si të gjithë nga kjo pandemi dhe sipas parashikimeve të organizatave botërore rajoni ynë do të do të jetë ai më i godituri fort.

Një nga shembujt më të jashtëzakonshëm të kësaj kohe është zgjidhja e dialogut me Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut”, tha kreu i qeverisë shqiptare.

Në këtë pikë z. Rama vlerësoi kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i cili arriti të thyente tabutë jo vetëm në marrëveshjen me Greqinë, por edhe në mënyrën se si i integroi shqiptarët në qeverinë e tij.

Kjo është historike, e jashtëzakonshme dhe një mësim për të gjithë./Zëri