Infektuar: 14939
Shëruar: 12325
Vdekur: 611
BE-ja nuk e njeh Lukashenkon president legjitim
Foto: Laura Hasani

BE-ja nuk e njeh Lukashenkon president legjitim

Bota September 15, 2020 - 22:03

Bashkimi Evropian nuk e njeh Alexander Lukashenkon si president legjitim të Bjellorulusisë, ka thënë shefi i diplomacisë evropiane të martën, një ditë pasi lideri bjellorus u mirëprit nga presidenti rus, Vladimir Putin, raporton "AlJazeera".

Josep Borrell, përfaqësuesi i lartë i BE-së për marrëdhënie me jashtë, tha para Parlamentit Evropian së zgjedhjet e 9 gushtit të cilat e kthyen diktatorin veteran në pushtet ishin mashtruese.

Lukashenko u përball me protesta të mëdha kundër sundimit të tij që nga rezultatet e kundërshtuara zgjedhore dhe dënimit të gjerë nga komuniteti ndërkombëtar për shtypje brutale ndaj demonstruesve nga forcat e tij të sigurisë.

"Situata për ne është e qartë. Zgjedhjet e 9 gushtit ne i konsiderojmë mashtruese", tha Borrelli në parlament, transmeton Zeri.info.

"Nuk e njohim Lukashenkon si president legjitim të Bjellorusisë".

BE-ja ka thënë tashmë se nuk e njeh rizgjedhjen e Lukashenkos si legjitim dhe se është në proces të përgatitjes së sanksioneve kundër përgjegjësve për dallavere në vota dhe për shtypje të protestave.

Borrelli tha se mbi 7,500 protestues paqësorë janë ndaluar dhe janë dokumentuar mbi 500 raste të torturës.

Por diplomatët thonë se sanksionet e BE-së po bllokohen nga Qiproja, e cila po kërkon së pari masa kundër Turqisë për mosmarrëveshjen për shpimet për gazin natyror në Mesdheun Lindor.

Borrelli tha se kredibiliteti i BE-së është në rrezik dhe kërkoi nga shtetet anëtare t'i kalojnë sanksionet - për çka duhet vota unanime - para samitit të tyre në Bruksel në fund të javës së ardhshme. /Zëri