Turqi - 14 të vdekur dhe 1.193 raste të reja me COVID-19

Turqi - 14 të vdekur dhe 1.193 raste të reja me COVID-19

Bota August 10, 2020 - 21:08

Në Turqi gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 14 persona me COVID-19, ndërsa numri i konfirmuar me raste të reja të këtij virusi është 1.193, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve me këtë virus ka shkuar në 241.997.

"Numri i testimeve ditore është afër nivelit të tij më të lartë deri tani gjatë pandemisë. Raporti i pacientëve aktivë të moshës mbi 60 vjeç në numrin e përgjithshëm të pacientëve varion midis 20-25 për qind në vend," shkroi në llogarinë e tij në twitter ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

Turqia konfirmoi 1.211 pacientë të tjerë të shëruar nga koronavirusi, duke e çuar totalin e pacientëve të shëruar në 224.970, transmeton agjencai turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).

Numri i të vdekurve nga ky virus në Turqi është 5.858, ndërkaq profesionistët e shëndetësisë në Turqi gjatë ditës së fundit kryen 62.219 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar në mbi 5,32 milionë numrin e përgjithshëm të testeve të kryera.