Si i arriti Zelanda e Re 100 ditë pa transmetim të koronavirusit në komunitetin e saj?

Si i arriti Zelanda e Re 100 ditë pa transmetim të koronavirusit në komunitetin e saj?

Bota August 10, 2020 - 11:55

Zelanda e Re ka shënuar një moment historik të lakmueshëm. Që nga e hëna vendi kishte raportuar 1.219 raste të konfirmuara, duke përfshirë vetëm 21 infeksione aktive, të gjitha në objektet e izolimit të menaxhuar, raporton CNN.

Asnjë rast nuk kishte dalë përmes transmetimit të komunitetit brenda 100 ditëve, njoftuan autoritetet të dielën, me të gjitha infeksionet e reja që vijnë nga jashtë.

Në total kombi i ishullit me 5 milionë njerëz ka raportuar 22 vdekje të koronavirusit. Ndërsa vendet e tjera, duke përfshirë fqinjët e Paqësorit, si: Australia dhe Shtetet e Bashkuara, vazhdojnë të luftojnë shpërthimet e virusit, Zelanda e Re është mbajtur si një shembull se si të luftohet COVID-19.

Një arsye kryesore është se megjithëse vendi duket se ka nën kontroll koronavirusin, autoritetet ende po testojnë mijëra njerëz në ditë. Strategjia e Zelandës së Re ishte e thjeshtë: sipas fjalëve të kryeministres Jacinda Ardern, vendi duhej të “reagonte shumë fuqishëm dhe herët”.

Kur Arderni mbylli kufirin me vendet e huaja më 19 mars vendi kishte vetëm 28 raste të konfirmuara. Kur ajo njoftoi një bllokim mbarëkombëtar më 23 mars kishte vetëm 102 raste të konfirmuara dhe asnjë vdekje.

Sipas CNN, bllokimi i Zelandës së Re ishte relativisht i rreptë, pa lëvizje, pa plazhe dhe pa ngasje jashtë lagjes. Rregullat më të rrepta ishin krijuar për rreth pesë javë, por vendi mbeti në mbyllje efektive për dy javë të tjera. “Eliminimi nuk nënkupton zhdukjen e virusit përgjithmonë nga Zelanda e Re; përkundrazi vetëm kemi qenë të sigurt se kemi eliminuar zinxhirët e transmetimit në komunitetin tonë për të paktën 28 ditë dhe mund të përmbajë në mënyrë efektive çdo rast të ardhshëm të importuar nga jashtë”, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Zelanda e Re priti derisa ajo të sillte numrat e saj poshtë para se të hiqte kufizimet. Më 8 qershor, kur Arderni njoftoi se të gjitha kufizimet do të hiqen, gati 40.000 teste në 17 ditët e mëparshme nuk kishin dhënë një rezultat të vetëm pozitiv. Që nga qershori vendi është kthyer përsëri në normalitet dhe nuk ka pasur nevojë të kthehet në bllokim. Zelanda e Re gjithashtu shoqëroi bllokimin me kufizime të ngushta kufitare. Vetëm qytetarët lejohen të hyjnë në vend dhe ata duhet të kalojnë dy javë në një strukturë të aprovuar nga qeveria. Në total 95 raste të konfirmuara janë identifikuar në kufi dhe 70% e rasteve të Zelandës së Re ishin ose raste të importuara, ose të lidhura me importe, sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë. /Zëri

Përktheu dhe përshtati: Berna Caka