Infektuar: 15574
Shëruar: 13492
Vdekur: 625
Sipas një studimi të ri, një numër rekord njerëzish heqin dorë nga shtetësia e tyre në SHBA

Sipas një studimi të ri, një numër rekord njerëzish heqin dorë nga shtetësia e tyre në SHBA

Bota August 10, 2020 - 11:12

Një numër rekord njerëzish janë duke hequr dorë nga shtetësia e tyre në SHBA, thuhet në një studim të ri, i publikuar të dielën, raporton CNN.

Më shumë se 5.800 amerikanë hoqën dorë nga shtetësia e tyre në gjashtë muajt e parë të vitit 2020, në krahasim me 2.072 amerikanë që hoqën dorë nga shtetësia e tyre në vitin 2019, sipas “Bambridge Accountants”, e cila është firmë me qendër në New York dhe në Mbretërinë e Bashkuar, e specializuar në taksat e mërgimtarëve në SHBA, mërgimtarëve në Mbretërinë e Bashkuar, aktorëve dhe krijuesve të tjerë në SHBA dhe në Mbretëri të Bashkuar, transmeton “Zeri.info”.

Firma tha se shqyrtoi të dhënat publike, të publikuara nga qeveria amerikane çdo tre muaj, për emrat e të gjithë amerikanëve që heqin dorë nga shtetësia e tyre.

Sipas CNN, këta janë kryesisht njerëz që tashmë janë larguar nga SHBA-ja. "Thjesht vendosën se ata kishin mjaftueshëm gjithçka”, tha Alistair Bambridge, një partner në “Bambridge Accountants”.

“Ajo që kemi parë është se njerëzit janë të nervozuar me gjithçka që po ndodh me presidentin Donald Trump, se si po trajtohet pandemia e koronavirusit dhe politikat në SHBA për momentin”.

Ndërsa shumë njerëz që kanë hequr dorë nga shtetësia e tyre ankohen se nuk janë të kënaqur me klimën e tanishme politike në SHBA, një tjetër arsye për vendimin e tyre shpesh janë taksat, sipas “Bambridge”.

"Qytetarëve amerikanë që jetojnë jashtë shtetit u kërkohet të paraqesin deklarata tatimore çdo vit, të raportojnë llogaritë e tyre bankare të huaja, investimet dhe pensionet", tha Bambridge. Ndërsa këta qytetarë ishin në gjendje të kërkojnë kontrollet e stimulit prej 1.200 dollarëve dhe 500 dollarëve për secilin fëmijë, për shumë, raportimi vjetor i taksave në SHBA "është i tepërt".

Amerikanët që duan të heqin dorë nga shtetësia e tyre duhet të paguajnë 2350 dollarë dhe të paraqiten personalisht në Ambasadën Amerikane në vendin e tyre nëse nuk janë në Amerikë. Me gjithë rreziqet që vijnë me heqjen dorë të një shtetësie amerikane, “Bambridge” parashikon që prirja vetëm do të vazhdojë të rritet. "Shumë njerëz janë duke pritur për zgjedhjet e nëntorit për të parë se çfarë do të ndodhë”, tha ai.

Nëse presidenti Trump rizgjidhet, ai ka theksuar se besojnë se do të ketë një valë tjetër njerëzish që do të vendosin të heqin dorë nga shtetësia e tyre, transmeton "Zeri.info".

Përktheu dhe përshtati: Berna Caka