Bejrut, policia gjuan gaz lotsjellës ndaj protestuesve

Bejrut, policia gjuan gaz lotsjellës ndaj protestuesve

Bota August 08, 2020 - 16:36

Në përpjekje për të penguar protestuesit e Beirutit që të afrohen në ndërtesën e parlamentit, të shtunën, policia libaneze i gjuajtën ata me gaz lotsjellës. Kjo protestë po bëhet si rebelim ndaj trajtimit të qeverisë për shpërthimin shkatërrues që ndodhi në vend gjatë kësaj jave.

Rreth 5,000 njerëz u mblodhën në “Sheshin e Dëshmorëve”, në qendër të qytetit, disa prej tyre duke hedhur edhe gurë. Policia gjuajti gaz lotsjellës kur disa protestues u përpoqën të shkelnin pengesën, duke bllokuar një rrugë që çon në parlament, raporton “Reuters”, transmeton “Zeri.info”.

Protestuesit brohorisnin "populli dëshiron rënien e regjimit" dhe mbanin postera ku thuhej: "Largohuni, të gjithë ju jeni vrasës".

"Ne duam një të ardhme me dinjitet, nuk duam që gjaku i viktimave të shpërthimit të tretet", tha Rose Sirour, një nga demostruesit.

Shpërthimi i së martës, shpërthimi më i madh në historinë e Bejrutit, shkatërroi një rrëmujë në qytet ku u vranë 158 njerëz dhe u plagosën 6 mijë të tjerë, njoftoi të shtunën zyra e mediave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Njëzet e një persona raportohen ende si të zhdukur./Zëri