Infektuar: 67906
Shëruar: 59174
Vdekur: 1587
COVID-19: Këto janë masat e reja në disa vende evropiane

COVID-19: Këto janë masat e reja në disa vende evropiane

Bota August 07, 2020 - 12:14

Duke filluar nga data 8 gusht, Gjermania vendosi që banorët, të cilët kthehen nga zonat e caktuara të rrezikut, të testohen për koronavirusin e ri.

Autoritetet kanë thënë se rritja e numrave të të infektuarve ka ndodhur për shkak të njerëzve që udhëtojnë për pushime verore.

Austria ka njoftuar rreth planeve për të lëshuar një paralajmërim udhëtimi për Spanjën.

Finlanda, duke e quajtur situatën “jashtëzakonisht delikate”, gjithashtu prezantoi kontrolle të reja të udhëtarëve nga disa vende të BE-së, përfshirë Belgjikën dhe Holandën.

Britania ka rivendosur masën e vetizolimit për udhëtarët nga Belgjika.

Danimarka shtyn në afat të pacaktuar vendimin për rritjen e numrit të qytetarëve në tubime, pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në Evropë dhe në territorin e saj.

Kryeministrja norvegjeze Erna Solberg deklaroi dje se vendi do ta anulojë lehtësimin e planifikuar të kufizimeve për luftën kundër koronavirusit dhe të vendosë masa të reja për të parandaluar karantinën e plotë siç ishte në fuqi më parë këtë vit.

Evropa numëron rreth 3 000 274 raste me Covid-19, pesë vendet që raportojnë numër më të madh të rasteve me koronavirusin e ri janë Rusia (pjesa evropiane) me 867 343 raste, Britania e Madhe me 307 184 raste, Spanja me 305 767 raste, Italia me 248 803 raste, si dhe Gjermania me 213 067 raste./Express