SHBA, njerëzit po vdesin pasi po pinë dezinfektuesin e duarve

SHBA, njerëzit po vdesin pasi po pinë dezinfektuesin e duarve

Bota August 06, 2020 - 11:28

Njerëzit po sëmuren dhe madje po vdesin pasi po gëlltisin dezinfektuesin e duarve, thanë të mërkurën qendrat e SHBA-së për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve (KDF, CDC, si dhe FDA), raporton CNN.

Katër veta vdiqën dhe të tjerët pësuan shikim të dëmtuar ose sulme epileptike, thotë CDC-ja.

Dezinfektuesi i duarve është kudo dhe është i dobishëm për pastrimin e duarve gjatë pandemisë koronavirus, por nuk është i sigurt për t’u gëlltitur, paralajmëron KDF-ja. “Produktet e dezinfektuesit të dorës me bazë alkooli kurrë nuk duhet të pihen”, tha CDC-ja në një raport të ri, përcjell “Zeri.info”. Një ekip i CDC-së përshkroi rastet e 15 të rriturve në Arizona dhe në Neë Mexico të shtruar në spital për helmim të metanolit pasi konsuamuan dezinfektuesin e duarve me bazë alkooli midis muajit maj dhe qershorit. CDC-ja nuk është e sigurt pse njerëzit mund të pinë dezinfektues dore.

Fëmijët mund ta bëjnë këtë gabimisht dhe disa njerëz mund të mendojnë se është një zëvendësues i mirë i pijeve alkoolike, por nuk është. Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së ka paralajmëruar vazhdimisht në lidhje me metanolin në disa dezinfektues të duarve të shpërndarë në Shtetet e Bashkuara.

Për dallim nga etanoli - alkooli që përdoret zakonisht për të bërë dezinfektuesin e duarve, metanoli është toksik dhe madje mund të helmojë njerëzit përmes lëkurës së tyre. /Zëri