Në një kishë në Ohio i prekuri me COVID-19 infektoi 91 persona të tjerë

Në një kishë në Ohio i prekuri me COVID-19 infektoi 91 persona të tjerë

Bota August 06, 2020 - 10:58

Rreth 100 njerëz në Ohio u infektuan me koronavirus nga një bashkëqytetar, që ndoqi shërbimin në kishë.

Sipas guvernatorit të Ohios, një burrë me COVID-19 shkoi në kishë në mes të qershorit dhe si pasojë e kësaj 91 persona të tjerë u infektuan.

“Virusi u përhap si zjarri i egër. Shumë, shumë e frikshme”, tha të martën guvernatori Mike De Wine, raporton CNN.

Ai tha se udhëheqësit e bazuar në besim nuk duan asgjë më shumë sesa të mbrojnë ata që vijnë për ta adhuruar Zotin.

Për të ilustruar se si një person i infektuar mund të përhapë virusin, zyrtarët e shtetit të fushës së shëndetësisë lëshuan një grafik me ngjyra, që tregon se si rrezatuan rastet te disa që nuk ishin as në shërbim.

De Wine u bëri thirrje njerëzve që frekuentojnë shërbimet fetare të vënë maska. Ai të mërkurën urdhëroi fëmijët në shkolla të vënë maska, me disa përjashtime. Guvernatori po ashtu ka dërguar letra në kisha, xhami dhe sinagogë për të shkëmbyer informacione të rëndësishme shëndetësore. Më shumë se 96.000 njerëz në Ohio kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, përcjell “Zeri.info”.