Shpërthimi në Bejrut, një numër i zyrtarëve të portit nën arrest shtëpiak

Shpërthimi në Bejrut, një numër i zyrtarëve të portit nën arrest shtëpiak

Bota August 05, 2020 - 21:08

Një numër i zyrtarëve të portit të Bejrutit janë vendosur nën arrest shtëpiak për shkak të shpërthimit që ndodhi të martën.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shpërthimi ka lënë të vdekur 135 njerëz dhe 4,000 njerëz të lënduar.

Presidenti libanez, Amichel Aoun, tha se incidenti ishte shkaktuar prej materialit nitrat amonioumi, i cili ishte i ruajtur në mënyrë të pasigurt në depo.

Ndërkohë, shefi i doganave, Badri Daher, tha se agjencia bëri thirrje që kimikati të hiqej nga aty, “por një gjë e tillë nuk ndodhi”.

“Ekspertët do të merren me këtë çështje”, tha ai.