Infektuar: 14939
Shëruar: 12325
Vdekur: 611
Reuters: Shpërthimi masiv në Bejrut vret të paktën 10 njerëz dhe plagos qindra të tjerë
Foto: People run for cover following an explosion in Beirut's port area, Lebanon August 4, 2020. REUTERS/Mohamed Azakir

Reuters: Shpërthimi masiv në Bejrut vret të paktën 10 njerëz dhe plagos qindra të tjerë

Bota August 04, 2020 - 19:34

Reuters shkruan se nga shpërthimi i madh i ndodhur para pak çastesh në qendër të Bejrutit janë vrarë të paktën 10 njerëz.

Shpërthimi kishte ndodhur në zonën e portit të qytetit, ku kishte depo me eksplozivë ka thënë agjencia shtetërore e lajmeve NNA dhe dy burime të sigurisë. Një burim i tretë i sigurisë ka thënë se në atë depo kishte kimikate të ruajtura.

Ndërkohë Reuters shkruan se sipas një burimi të sigurisë dhe në burimi mjekësor të paktën 10 trupa janë dërguar në spitale.

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi flakën që nisi shpërthimin apo çfarë lloj eksplozivi ndodhej në depo. Guvernatori i portit të Bejrutit ka thënë për Sky News se një ekip zjarrfikësve në vendngjarje ishte "zhdukur" pas shpërthimit.

"Pashë një zjarri zjarri dhe tymi që lëshohej në Bejrut. Njerëzit ishin duke bërtitur dhe vrapuar, gjakosur. Ballkonet u hodhën në erë ndërtesat. Xhami në ndërtesat e larta u shpartallua dhe ra në rrugë", ka deklaruar një dëshmitar tjetër për Reuters.

Ministri i shëndetësisë së Libanti i ka thënë Reuters se kishte një "numër shumë të lartë" të të lënduarve ndërsa “TV Al Mayadeen” ka deklaruar se qindra të plagosur kanë mbetur nga ky shpërthim.

Një tjetër dëshmitare për Reuters ka thënë që ajo pa tym të rëndë ngjyrë të gjelbër afër zonës së portit dhe më pas dëgjoi një shpërthim dhe pa flakë zjarri dhe tymi të zi.

“Të gjitha dritaret e zonës në qendër të qytetit janë shkatërruar dhe ka njerëz të plagosur që ecin përreth, është kaos total ”, ka deklaruar ajo.

 
BREAKING—EXPLOSION IN BEIRUT

BREAKING—EXPLOSION IN BEIRUT: A massive explosion has gone off in Beirut, Lebanon on Tuesday. The state-run National News Agency reports the blast originated at a fireworks warehouse. The extent of the damage or total casualties from the explosion are not known. This is a developing story.

Posted by NowThis Politics on Tuesday, August 4, 2020