Shpërthim i fuqishëm në Bejrut në prag të vendimit për vrasjen e Haririt
Foto: AFP

Shpërthim i fuqishëm në Bejrut në prag të vendimit për vrasjen e Haririt

Bota August 04, 2020 - 18:43

Një shpërthim i fuqishëm ka goditur kryeqytetin libanez, Bejrutin, para shpalljes së vendimit në një rast gjyqësor për vrasjen e ish-kryeministrit, Rafik Hariri, më 2005.

Raportimet thonë se shpërthimi ndodhi në zonën port të qytetit, ndërsa raportohet edhe për një shpërthim të dytë të pakonfirmuar. Nuk dihet se çfarë i shkaktoi ato, raporton BBC.

Video të postuara online shfaqin një re të madhe kërpudhë dhe dëme të mëdha.

 

Një tribunal i OKB-së pritet të marrë vendim në gjykimin ndaj katër të dyshuarve në vrasjen me makinë-bombë të Haririt, transmeton Zeri.info.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

IS EVERYONE SAFE?

A post shared by Widad Taleb (@widadstaleb) on

Të katërtit janë anëtarë të grupit të përkrahur nga Irani, Hezbollah, i cili vazhdimisht ka mohuar çfarëdo roli në vdekjen e Haririt. Ata po gjykohen në mungesë dhe vendimi pritet të merret të premten.

Shpërthimi i dytë i mundshëm u raportua të ketë ndodhur në rezidencën e Haririt në qytet.

Ministri i Shëndetësisë i Libanit, Hamad Hasan, ka folur për shumë të lënduar dhe për dëme të mëdha.

Mediat lokale kanë shfaqur njerëz të ngujuar nën rrënoja. Një dëshmitar përshkroi shpërthimin e parë si shurdhues.

Raportimet e fundit vijnë mes tensioneve politike në Liban, me demonstrata në rrugë ndaj menaxhimit të keq me krizën ekonomike, më të keqën që nga lufta civile 1975-1990.