Nëna 51-vjeçare hap tunel 35 metra të gjatë për ta shpëtuar djalin nga burgu

Nëna 51-vjeçare hap tunel 35 metra të gjatë për ta shpëtuar djalin nga burgu

Bota August 04, 2020 - 11:17

Sakrifica e nënës për të parë djalin e saj pranë vetes ka tejkaluar masat e organeve të sigurisë për të mbrojtur burgun.

Gruaja 51-vjeçare ka marrë me qira një shtëpi pranë burgut në rajonin jugor të Zaporizhias në Ukrainë, ku djali i saj po vuan një dënim të përjetshëm. Ajo përdori lopata për të gërmuar një tunel tri metra të thellë në një fushë afër, e cila më pas arriti të gërmonte 35 metra nën tokë nën muret e burgut, raporton “Zeri.info”.

Sipas “TSN News Ukraine”, dëshira e madhe për ta parë djalin pranë vetes dhe të lirë e mori në qafë një nënë 51-vjeçare. Pas tentimit që të hapte një tunel të fshehtë për të liruar djalin e saj nga burgu, tani po përballet edhe vetë me dënim me burg. /Zëri