Infektuar: 15574
Shëruar: 13492
Vdekur: 625
SHBA-ja me rekord vdekjesh nga koronavirusi gjatë korrikut

SHBA-ja me rekord vdekjesh nga koronavirusi gjatë korrikut

Bota August 02, 2020 - 09:51

Vdekjet nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë korrikut kanë shënuar rritje prej 25 mijë viktimave dhe rastet u dyfishuan në 19 shtete.

Kjo konsiderohet si një humbje shpresash për rihapje të shpejt të ekonomisë, shkruan “Reuters”, përcjell “Zeri.info”.

Shtetet e Bashkuara, gjatë korrikut, regjistruan 1.87 milionë raste të reja, duke çuar në 4.5 milionë infeksionet totale në vend, me një rritje prej 69%.

Sa i përket shifrave të vdekjeve, ato në korrik u rritën 20%, në afro 154,000 në total.

Rritjet më të mëdha ishin në Florida, me mbi 310 mijë raste të reja, të pasuara nga Kalifornia dhe Teksasi me rreth 260,000 secila. Të tre shtetet panë raste të dyfishuara gjatë qershorit.

Rastet gjithashtu janë më shumë se të dyfishuara në Alabama, Alaska, Arizona, Arkansas, Georgia, Hawaii, Idaho, Mississippi, Missouri, Montana, Nevada, Oklahoma, Oregon, Karolina e Jugut, Tenesi dhe Virginia West.

Connecticut, Massachusetts, New Jersey dhe New Yorku patën rritje më të ulët, me 8% ose më pak të rritjes së rasteve të reja.

Shtetet e Bashkuara thyen rekordet globale një ditore, kur raportuan mbi 77 mijë raste të reja, më 16 korrik.

Gjatë korrikut, 33 nga 50 shtetet e SHBA-së patën një rritje ditore rekord në raste dhe 19 shtete vendosën rekorde për rritjen e numrit të vdekjeve në 24 orë.

Pas një ngritje të shpejtë të numrit të rasteve, shpërthimi duket se po stabilizohet në Arizona, Florida dhe Teksas.

Zyrtarët e shëndetësisë tani shqetësohen se shpërthimi ka emigruar në Midwest nga udhëtimet verore./Zëri