Infektuar: 9869
Shëruar: 5480
Vdekur: 303
3 të mitur “ngrenë në këmbë” SHBA-në

3 të mitur “ngrenë në këmbë” SHBA-në

Bota August 02, 2020 - 09:12

Një i ri britanik akuzohet se është përgjegjës për hakerimin e disa llogarive të personave të njohur dhe biznesmenëve të mëdhenj, duke u vjedhur mijëra dollarë  Bitcoin.

Departamenti i Drejtësisë në SHBA, akuzoi Mason Sheppard, që është vetëm 19 vjeç, për mashtrim dhe për pastrim parash, si dhe hyrje e qëllimshme në llogaritë e personave të tjerë.

19-vjeçari është një nga 3 presonat që hakuan në fillim të muajit korrik llogaritë që i përkisnin Bill Gates dhe Barac Obamës, duke i përdorur për të postuar materiale që gjeneronin të ardhura "Bitcoin".

Vetëm të premten ra në prangat e policisë, një 17-vjeçar amerikan, Graham Ivan Clark, ku së bashku me dy të tjerët dyshohen se kanë vjedhur nëpërmjet mashtrimit rreth 100 mijë dollarë.

Për veprat penale të mashtrimit, 3 të rinjtë do të përballen me ligjin, ku pritet dënimi maksimal prej 45-vjet burg.

I pandehuri i tretë është i mitur, për këtë arsye departamenti i drejtësisë nuk do që ai të identifikohet.

Sipas avokatit në SHBA, David L Anderson, kanë Rezultuar të hakeruara rreth 130 llogari  në Twitter që kishin të bënin me politikanë, të famshëm dhe muzikantë.

Ai shton se hakerët dyshohet se kanë krijuar një llogari scam Bitcoin, që kishin hakuar llogaritë e VIP-ve në Twitter, për të dërguar kërkesa nga këto llogari me një premtim të rremë për të dyfishuar të gjitha depozitat e Bitcoin që kalonin nëpërmjet një llogarinë  mashtrimit, dhe më pas për të vjedhur bitcoin që viktimat depozituan në llogarinë e mashtrimit.

Klan Plus