Infektuar: 9869
Shëruar: 5480
Vdekur: 303
Meksika me numrin më të lartë ditor të të infektuarve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë

Meksika me numrin më të lartë ditor të të infektuarve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë

Bota August 02, 2020 - 08:22

Ministria e Shëndetësisë e Meksikës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në këtë shtet, janë regjistruar 9,556 raste të reja të koronavirusit. Kjo është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i përhapjes së virusit.

Kështu, shifra e përgjithshme e të prekurve, në vendin e tretë më të madh në Amerikën Jugore, shkoi në 434,193 persona, shkruan “Reuters”.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 784 raste fatale dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 47,472.

Rekordi i ri u shënua vetëm një ditë pasi vendi i Amerikës Latine ia zuri vendin e tretë Britanisë së Madhe për më së shumti viktima të koronavirusit në nivel global.

Sidoqoftë, qeveria meksikanë ka thënë se numri i vërtetë i personave të infektuar mund të jetë në masë të konsiderueshme më i lartë se shifra zyrtare.

Meksika dhe Brazili janë shtetet që po shënojnë më së shumti raste të virusit të ri në Amerikën Latine./GazetaExpress