Infektuar: 10795
Shëruar: 6411
Vdekur: 365
Mijëra gjermanë janë mbledhur në Berlin për të protestuar kundër kufizimeve të COVID-19

Mijëra gjermanë janë mbledhur në Berlin për të protestuar kundër kufizimeve të COVID-19

Bota August 01, 2020 - 23:41

Një turmë e madhe e njerëzve kanë protestuar sot në Berlin të Gjermanisë para Portës së Brandenburg teksa i drejtoheshin parkut Tiergarten, shkruan CNN.

Ata u mblodhën për të kundërshtuar kufizimet e qeverisë gjermanë shkaku i koronavirusit.

Policia e kritikoi marshimin e gjermanëve për shkak se nuk respektuan rekomandimet e distancimit dhe të mbajtjes së maskës.

Protestuesit që vinin nga i gjithë vendi kishin krijuar pankartat e tyre me slogane si, ‘Korona, alarm fals’, ‘Po detyrohemi të mbajmë noçka’, ‘Mbrojtje natyrale në vend të vaksinimit’ si dhe ‘Vala e dytë jemi ne’.

Policia përdori megafonë për të nxitur pjesëmarrësit të zbatonin masat e distancimit fizik, por pa ndonjë sukses të dukshëm.

Autoritetet thane se 17,000 njerëz merrnin pjesë në marshim, ndërsa lajmëruan se ishte kujdesur për të mbajtur larg demonstruesit nga disa kundra-demonstrues që brohorisnin “Jashtë nazistët", shkruan CNN.