Infektuar: 10795
Shëruar: 6411
Vdekur: 365
Amerika Latine ka regjistruar rreth 30% të vdekjeve nga COVID-19 në mbarë botën

Amerika Latine ka regjistruar rreth 30% të vdekjeve nga COVID-19 në mbarë botën

Bota August 01, 2020 - 23:31

Rajoni i Amerikës Latine, i cili përbën 8 për qind të popullsisë botërore, ka regjistruar pothuajse 30 për qind të vdekjeve totale që ndërlidhen me koronavirusin.

Bogota

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) raportoi dje një rritje rekord të rasteve globale të koronavirusit të ri (COVID-19) në një periudhë 24-orëshe, me një rritje prej gjithsej 292.527, ndërsa numri i vdekjeve tejkaloi 677 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në botë gjithsej janë regjistruar 17,5 milionë të infektuar dhe më shumë se 677 mijë raste të vdekjeve të ndërlidhura me COVID-19, sipas Universitetit Johns Hopkins me qendër në SHBA. SHBA ka më shumë vdekje me 153.268, e ndjekur nga Brazili me 92.475.

Në Amerikën Latine vazhdon të rritet numri i të infektuarve me më shumë se 4,7 milionë raste dhe 196 mijë vdekje. Rajoni, i cili përbën 8 për qind të popullsisë botërore, ka regjistruar pothuajse 30 për qind të vdekjeve totale që ndërlidhen me koronavirusin.

Brazili

Presidenti Jair Bolsonaro tha se ndjehej i dobësuar, pasi kaloi disa javë në izolim për shkak se u infektua me koronavirus.

"Unë bëra një test të gjakut. Po ndjeja një lloj dobësie dje. Ata gjithashtu zbuluan një infeksion. Tani jam në antibiotikë. Duhet të ketë qenë ato 20 ditë brenda shtëpisë", tha Bolsonaro të enjten në video-paraqitjen e tij të parë pasi u shërua nga virusi.

Ai kaloi pothuajse 20 ditë në izolim, pasi rezultoi pozitiv në koronavirusin e ri më 7 korrik dhe përfundimisht rezultoi negativ më 25 korrik.

Ai falënderoi Zotin dhe hidroksilkolinën për shëndetin e tij.

"Në rastin tim konkret, së pari falënderoj Zotin dhe, së dyti, ilaçin e përshkruar nga mjeku presidencial: hidroksilkolina", tha Bolsonaro.

Sipas një kumtese nga Presidenca e Brazilit, gruaja e tij testoi pozitive të enjten.

Në Brazil, 92.475 persona kanë vdekur nga COVID-19 dhe më shumë se 2,6 milionë persona kanë rezultuar pozitiv në Brazil.

Peru

Autoritetet po hetojnë nëse vendi nuk arriti të regjistrojë 27.2253 vdekje të shkaktuara nga virusi, një shifër që mund të dyfishonte numrin zyrtar të vdekjeve.

Vendi raportoi mbi 400 mijë raste dhe 18.816 vdekje.

Kolumbia

Numri i rasteve ka qenë në rritje me regjistrimin e rasteve të shumta ditore gjatë gjithë javës. Sipas të dhënave të ditës së djeshme, numri i vdekjeve në Kolumbi arriti në 10.105.