Infektuar: 10795
Shëruar: 6411
Vdekur: 365
SHBA-ja me marrëveshje prej 100 milionë dozash për vaksinën eksperimentale të COVID-19

SHBA-ja me marrëveshje prej 100 milionë dozash për vaksinën eksperimentale të COVID-19

Bota August 01, 2020 - 19:47

Dy kompani të mëdha të barnave do të furnizojnë qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me 100 milionë doza të një vaksine eksperimentale të koronavirusit.

Ky lajm erdhi nga administrata Trumpit, të premten, pasi agjensia e lartë shëndetësore e vendit parashikoi që në javët e ardhshme do të rritet numri i vdekjeve.

Marrëveshja kërkon që qeveria e SHBA të paguajë prodhuesin francez të barnave “Sanofi” dhe gjigantin farmaceutik britanik “GlaxoSmithKline”, deri në 2.1 miliardë dollarë, për ta furnizuar me vaksina të mjaftueshme për 50 milionë njerëz, me mundësinë për të blerë 500 milionë doza të tjera.

"Investimi i sotëm mbështet kandidatin tonë të fundit për vaksina, një produkt ndihmës që po zhvillohet nga “Sanofi” dhe “GSK”, gjatë gjithë provave klinike dhe prodhimeve, me potencialin për të sjellë qindra miliona doza të sigurta dhe efektive për popullin amerikan", theksoi Alex Azar, sekretar i Departamentit Amerikan të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore.

Koronavirusi, i cili u shfaq për herë të parë në Kinë, ka infektuar më shumë se 4,5 milionë njerëz në SHBA dhe la të vdekur mbi 152,000 amerikanë, shkruan “Reuters”, përcjell “Zeri.info.

Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA, paralajmëruan të premten se parashikohet një total nga 168 mijë deri 182 mijë vdekje deri në 22 gusht, duke përmendur me theks të veçantë se vdekjet do të rriten më shumë në Alabama, Kentucky, Neë Jersey, Porto Riko, Tenesi dhe Ëashington.

Hetimi tregoi "që fëmijët e të gjitha moshave janë të ndjeshëm ndaj infeksionit SARS-CoV-2 dhe, në kundërshtim me raportet e hershme, mund të luajnë një rol të rëndësishëm në transmetim"./Zëri