Infektuar: 9869
Shëruar: 5480
Vdekur: 303
Irani arreston liderin e një grupi opozitar me bazë në SHBA

Irani arreston liderin e një grupi opozitar me bazë në SHBA

Bota August 01, 2020 - 18:18

Autoritetet në Iran thanë se kanë arrestuar liderin e një grupi opozitar, me bazë në SHBA, nën dyshimet se ka qenë i përfshirë në një sulm ndaj një xhamie më 2008 në Shiraz, ku u vranë 14 persona dhe u plagosën mbi 200 të tjerë.

Ministria e Inteligjencës tha sot se ka arrestuar Jamshid Sharmahd, lider i grupit me bazë në Kaliforni të quajtur Asambleja e Mbretërisë së Iranit.

Sharmahd akuzohet nga Irani se udhëheqë krahun ushtarak të këtij grupi, të quajtur Tondar raporton Radio Evropa e Lirë.

Zyrtarët thanë se grupi dyshohet se ka planifikuar edhe sulme të tjera, por nuk dhanë më shumë detaje. Televizoni shtetëror iranian nuk ka specifikuar se ku dhe kur Sharmahd është arrestuar.

Asambleja e Mbretërisë së Iranit është një grup monarkist, që synon rrëzimin e qeverisë islamiste të Iranit.